QENDRA

 

 

Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik Elbasan është krijuar si aktivitet trajnues i punëkërkuesve të papunë nga Ministria e Punës dhe Emigracionit në vitin 1995.me emërtimin “Qendra e Formimit Profesional Elbasan”me vendndodhje pranë shkollës së Gjuhëve të Huaja Elbasan , në mvartësi të Zyrës rajonale të Punës Elbasan.

Kjo qendër ishte e vetmja qendër trajnuese publike në qarkun e Elbasanit dhe kishte si objekt të saj trajnimin e punëkërkuesve të papunë.Që me krijimin e saj kjo qendër ka bashkëpunuar me projektin Amerikan ORT. Fillimisht qendra e ka filluar aktivitetin e saj me kurset e gjuhëve të huaja kryesisht në kurse për gjuhën angleze dhe kurse sekretarie.Me këtë natyrë aktiviteti ka vazhduar deri në muajin Gusht të vitit 2000. në Shtator të vitit 2000, me vendim të Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale kalon nga mvarësia e Zyrës Rajonale të Punës Elbasan në drejtori më vete dhe ambjentet e saj transferohen nga shkolla e gjuhëve të huaja Elbasan në ambjentet pranë Zyrës Rajonale të Punës Elbasan.Në vitin 2001 filloi bashkëpunimi dhe projektin PARSH dhe aktiviteti i saj u zgjerua edhe më shumë dhe si rezutat u investua dhe u krijuan kabinetet e kompjuterit, rrobaqepsisë u dha bazë materiale për kabinetet e gjuhëve të huaja dhe sekretarisë. Gjithashtu nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale u dha një fond  investimi prej 794 mijë lekë për ndërtimin dhe përshtatjen e kabineteve në katin e parë të Zyrës së Punës Elbasan. Në vitin 2002 Nga Ministria e Punës dhe Çèshtjeve Sociale u propozua dhe u dha fondi për projektin e ndërtimit të një Qendre të re të Formimit Profesional Elbasan pranë ambjenteve të ish Uzinës Metalike Elbasan. Punimet për ndërtimin e kësaj qendre të re fillluan në Korrik të vitit 2003 . Gjatë viteve të aktivetit të saj kanë vazhduar dhe ndjekur kurset në vitet 1995 rreth 750 kursantë, në vitin 2000 rreth 860 kursantë, në vitin 2002 rreth 900 kursantë,në vitin 2003 rreth 1073 kursantë, dhe në vitin 2004 rreth 1300 kursantë. Në vitin 2005 parashikohet të përfundojnë kurset rreth 1600 kursantë  Në vitin 2003-2004 u investua për fazën e pare të punimeve rreth 64 melion lekë, ndësa sot vazhdojnë punimet për fazën e dytë me një fond investimi të akorduar në shumën 35 melion lekë për periudhën 2005-2006.Sot aktiviteti  qendrës është zgjeruar dhe më shumë dhe janë dhe janë hapur kurse  si më poshtë:

  1. Gjuhë të huaja, Anglisht, Italisht dhe Gjermanisht
  2. Sekretari
  3. Kompjuter
  4. Rrobaqepsi
  5. Qendistari
  6. Intstalime elektrike
  7. Hidraulik

 

Galeria Fotografike